Seanca nis me një minutë heshtje për të rënët në masakrën e Dubravës

0
66

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në 23-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.

Deputetët do të debatojnë në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në seancën e kaluar të Kuvendit, dështoi shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Opozita njëzëri doli propozimit aktual për rritjen e pagës minimale.

Mos përfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale u konsiderua diskriminuese nga ana e opozitës.