Sejdiu: Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, shkatërrues jo vetëm për qytetarët por edhe prodhuesit vendor

Kryetari i Grupit Parlamentar të PSD-së, deputet i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kuvendi duhet të ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, pasi sipas tij, jo vetëm që do të jetë shkatërrues për qytetarët e Kosovës por edhe për prodhuesit vendor.

Ja postimi i plotë itij

Çmimi i energjisë elektrike, nëse jetësohet marrëveshja me Contour Global, do të jetë shkatërrues jo vetëm për qytetarët por edhe për prodhuesit vendor dhe potencialin e KS për zhvillimin e industrive strategjike në sektorin minerar!

Kuvendi i Kosovës duhet ta ndalë këtë marrëveshje!