Sekuestrohet valixhja diplomatike me 23 milionë euro. Destinacion kishte Shqipërinë

Sipas mediave franceze, valixhja i është sekuestruar një qytetari nga Mali, i cili udhëtonte tranzit nga aeroporti Charles de Gaulle.

Nga kontrolli në valixhe u sekuestruan 15 miliardë Franga FCFA (valutë afrikane), shumë që përllogaritet në rreth 23 milionë Euro.

Media e huaja shkruajnë se paratë po transportoheshin me valixhe diplomatike dhe destinacioni i tyre ishte Shqipëria.

Nuk dihet identiteti i të arrestuarit dhe nuk ka informacione të mëtejshme për këtë lajm.

Lini një Përgjigje