Sela: Jo riformatimit të Qeverisë, por zgjedhje të parakohshme

Përderisa partitë në pushtet po merren me rikonstruktimin qe Qeverisë, partitë opozitare kërkojnë përgjegjësi për mos realizimin të premtimeve të dhëna dhe, siç thonë ata, dështimet në reforma dhe procesin euro integrues. VMRO-DPMNE-ja, duke përmendur një sërë akuzash ndaj ministrave dhe kryeministrit, thotë se rikonstruktimi i Qeverisë dhe partisë po bëhet për të minimizuar pakënaqësinë e vetë anëtarëve të LSDM-së ndaj të kryetarit të tyre Zoran Zaev.

E vetmja mënyrë që Zoran Zaev mund t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë është që ai të jep përgjegjësi në mbledhjen e këshillit qendrorë të LSDM-së që mbahet sonte”. 03-46 “Pas dështimit në zgjedhje, duke dashur që ta ulë dëshpërimin dhe pakënaqësinë ndaj tij në LSDM, do të vendos njerëz të rinj të tij, që të mund të fitojë edhe pak kohë deri në rënien e tij të pashmangshme nga pushteti- deklaroi Naum Stoilkovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, si mënyrë e vetme e ndryshimit pozitiv. Riformatimin e Qeverisë, Sela e sheh vetëm si tregues që kryeministri Zaev e ka përdorur për të paralajmëruar largimin e mundshëm të BDI-së nga Qeveria.

Maqedonisë i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi vetëm përmes një procesi zgjedhor mund të ndryshohen punët dhe të lëvizin pozitivisht. 03-23 Ai është në dijeni se BDI-ja e ka humbur mbështetjen tek elektorati shqiptarë dhe mënyra e vetme që t’i fitojë votat e shqiptarëve në rrethin e dytë në zgjedhjet presidenciale, ishte të ju jap shpresë shqiptarëve që BDI-ja do të largohet nga Qeveria, andaj po përmendet ajo “Fshesa- deklaroi Ziadin Sela – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Në rast të zgjedhjeve, Sela nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionit me të të gjitha ato parti politikë, që do të pranonin tërësi konceptin e Aleancës për Shqiptarët. /Alsat-M/

Lini një Përgjigje