Menu Mbylle

Selim Selimi- këshilltarit të Presidentes: Prokurorë e Gjykatës janë heronj e jo marioneta

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka reaguar këshilltarit të presidentes Vjosa Osmanit, Artan Murati, pas deklaratave të këtij të fundit se, nëse Selim Selimi dhe Abelard Tahiri do të ishin angazhuar për shfrytëzim të vërtetë të mekanizmave ekzistues për luftimin e krimit e korrupsionit, dilema e vettingut do ishte shuar me kohë.

Selimi i ka reaguar Muratit duke thënë se nuk ia ka frikën as prokurorëve dhe as gjykatësve.

Ai ka shtuar se tendenca e Muratit është politizimi i drejtësisë, duke thënë se ata janë heronj e jo marioneta për tu kontrolluar.

“I nderuar Artan Murati nuk i frigohem unë prokurorëve e as gjykatësve me gjithë tendencën tënde për ta politizuar drejtësinë. Kam respekt për ty e informoje Presidenten mirë. Prokurorë e Gjykatës janë heronj e jo marioneta për ti kontrolluar ti e kasta juaj kapëse. Informoje Presidenten!”, tha Selimi.