Selimi: Arrestimi i dy drejtuesve të OVL-së nuk kishte pse të ndodhte

Lidhur me zhvillimet e fundit të Speciales dhe arrestimet e djeshme të krerëve të veteranëve, ka reaguar Rexhep Selimi, deputet i VV-së dhe njëherit i ftuar nga Specialja më herët.

Selimi që ishte vet pjesë e UÇK-së, ka thënë se OVL është shndërruar në palë të mesit, ku dikush ia dërgonte dosjet, e dikush ia mori.

Ai në Tëitter ka shkruar se arrestimi i dy drejtuesve të OVL-së nuk kishte pse të ndodhte.

Postimi i plotë:

OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte.