Selimi: Lumiri ta dëshmojë se LDK nuk është vegël e VV, t’i japë nënshkrimet për rastin e Dakës

0
103

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se LDK do të tregojë nëse nuk është vegël e VV-së, me rastin e nënshkrimeve të rastit Daka për në Kushtetuese.

Ai shkruan:

Në këtë kohë të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga VV, kur shkarkohen zyrtarët dhe kur planifikohen shkarkimet për qëllime politike të kontrollës dhe shtypjes, shpëtimi është te LDK. Edhe Lumiri si kryetar i partisë por edhe Vjosa si Presidente duhet të tregojnë se nuk janë vegël e VV. Lumiri duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas kushtetutës. Le të vendos arbitri kulmor, Gjykata Kushtetuese.

Nëse LDK nuk i jep nënshkrimet atëherë Lumiri është bërë vegël e VV dhe Presidentja nuk beson në kushtetueshmërinë e vendimeve të saj.