Selimi për ish-krerët e UÇK-së: Hoqën dorë nga postet dhe shkuan ta mbrojnë drejtësinë e luftës

0
195

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se shqiptarët e Kosovës e duan drejtësinë ndërkombëtare, pasi kanë vendosur standard duke dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

“Kemi dy kryetarë të Kuvendit edhe një president, një kryetar të Grupit Parlamentar, të cilët këtë e kanë bërë, sepse kanë shkuar të mbrojnë drejtësinë e luftës së tyre, kanë besuar se është e drejtë”, ka deklaruar Selimi.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, 85 deputetë kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale, sepse kanë besuar në drejtësinë e kësaj.

Ai ka thënë se tri parime kushtetuese janë duke u dhunuar nga Gjykata Speciale.

“Çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë, çdo kush që privohet nga liria ka të drejtë të dije arsyet, çdo kush që arrestohet ka të drejtë të gjykohet brenda një periudhe të arsyeshme kohore”, ka thënë Selimi në Debat Plus.

Ai ka shtuar se Gjykata Speciale është duke e luajtur rolin si një shtet mbi shtet, në të cilin po bëhet gjithçka përveç drejtësisë.