Selmanaj e zbulon kush e ka bërë koalicionin PDK-LDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar se koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë me urdhër të Gjermanisë.
“Kabineti i kancelarës Angela Merkel ka qenë e involvuar në ndërtimin e koalicionit mes PDK dhe LDK. Mund të them se ata kanë qenë edhe kumbarët e këtij koalicioni”, ka thënë Selmanaj në emisionin “Pressing”.
Ai ka treguar se LDK ka raporte të mira me kancelaren Merkel, kjo sipas tij, dëshmohet edhe me faktin se Merkel e kishte pritur Mustafen me tepih të kuq në Gjermani.

Lini një Përgjigje