Serbia në panik: Pas taksës, Kosova po përgatit një tjetër sanksion për shtetin tonë!

0
379

Republika e Kosovës është duke përgatitur një sanksion tjetër për Serbinë, pas vendosjes së taksës. Kështu ka shkruar e përditshmja beogradase, “Novosti”.

Sipas këtij mediumi, nënshkrimi i deklaratës se “Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” në pikat kufitare do të ketë kushte për zyrtarët e Beogradit që duan të hyjnë në Kosovë, transmeton Indeksonline

Kjo ishte e Prishtinës është e mundur pasi Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolute për “dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krime lufte të regjimit të shtetit të Serbisë në Kosovë”.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se së shpejti do të formohet një Tribunali, ku do të gjykohen krimet që ka kryer shteti i Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai këto komente i bëri në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në Studime të Vushtrrisë.

“Sot veç kam filluar takimet në Kuvend, me organet tona të drejtësisë, prokurorinë, gjyqësinë, me shoqatat e të pagjeturve e të viktimave të luftës, për të shkuar deri në fund, duke nxjerrë një vendim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të ketë një Tribunal, i cili duhet të jetë ose i Kosovës, në rastin më të mirë, por nëse ka hezitime, atëherë do të jetë Tribunal ndërkombëtar, për krimet të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën shqiptare”, u shpreh Veseli.

Vlen të theksohet se në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilat njihen edhe si Gjykata Speciale. Aty po hetohen krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, të cilat pretendohen se janë kryer nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 deri më 2000. Selia e saj gjendet në Hagë të Holandës.