Sezoni i Premier League mbyllet me tri Këpucë të Arta

Ndeshjet e fundit të Premier League janë mbyllur dhe Manchester City ka ruajtur titullin kampion edhe për sezonin 2018/19.

Përveç luftës për titull, edhe lufta për Këpucën e Artë ishte shumë e fortë dhe gjithçka mund të ndodhte në 90 minutat e fundit.

Përpara javës së 38-të, Aguero, Mane, Aubameyang dhe Mo Salah po konkurronin për këtë çmim personal.

Aguero shënoi një gol dhe mbeti në kuotën e 21 golave, ndërsa Mane dhe Aubameyang barazuan me Salah me dy golat e shënuar dhe të tre janë renditur në vend të parë me 22 gola.

Çmimi do të ndahet nga të tre afrikanët, diçka që nuk ndodh çdo sezon.