Shaban Krasniqi dhe Fazli Rashica me këngë për dëshmorin Hamdi Ferati (Video)

Me rastin e 21 vjetorit të rënies së Hamdiut, këngëtarët vushtrrias Shaban Krasniqi dhe Fazli Rashica publikuan këngën e tyre kushtuar dëshmorit Hamdi Ferati.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Fazli Rashica, orkestrimi është bërë nga Hysni Klinaku, kurse producent Artan Miftari, kurse është realizuar nga Art Media Production.

Hamdi Ferati ishte ushtar në Brigadën 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës

Më 10 maj 1999, Hamdiu së bashku me disa bashkëluftëtarë nisen për të shkuar në Vushtrri për furnizim me armë e municion. Rrugës për në Vushtrri, në fshatin Studime, bien në pritë të forcave policore-ushtarake serbe dhe aty bie heroikisht Hamdiu.

Hamdiu është dekoruar nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi me titullin “Hero i Kosovës”./Fokusi.info/