Shala i PDK-së: VV shkeli krejt parimet, po ‘kap’ shtetin me ‘praktikantë’

0
71

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur të gjitha parimet me të cilat i ka fituar zgjedhjet.

“Është një situatë vërtetë e rëndë dhe delikate, në dëm të institucioneve të pavarura dhe të asaj që është quajtur çkapje e shtetit, kur në parim tani po kemi një kapje të re me njerëz krejtësisht të papërgatitur, fillestar në punë dhe me lidhje tipike familjare”, ka thënë deputeti Shala.

Sipas tij, vendimet e marra nga qeveria për këto punësime, duhet të anulohen.

“Shumë nga ata që kanë qenë në procese rekrutimi, do të apelojnë përmes linjave gjyqësore dhe unë besoj që do të kemi shumë padi në drejtim të institucioneve të vendit për shkak të shkeljeve ligjore që po bëhen, dhe në këtë relacion dëmi do të jetë edhe ekonomik në raport me buxhetin e shtetit”, ka thënë Shala.