Shala: Me marrëveshjen e Brukselit kemi dy “Zajednica” dhe një autonomi

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se me marrëveshjen e re të Brukselit të arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe kemi dy “Zajednica” dhe një autonomi.

Shala ka thënë se kryeministri Kurti duhet të sqaroj se në cilat pika të lartshënuara bënë pjesë marrëveshja e planit franko-gjerman.

“A duhet të sillet për ratifikim në Kuvend marrëveshja e planit franko-gjerman?

Kushtetua e Kosovës në nenin 18 përcakton:

Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:

Territorin,

Paqen,

Aleancat,

Çështjet politike dhe ushtarake.

Kryeministri duhet të na sqaroj se në cilat pika të lartshënuara bënë pjesë marrëveshja e planit franko-gjerman?!

Kur duhet të sillet për ratifikim në Kuvend, për t’i diskutuar veçanërisht nenet 7 dhe 10 të marrëveshjes, të cilat nene nga një “zajednicë” e mëhershme, tani kemi dy “zajednica” dhe një autonomi (shih nenin 7 të marrëveshjes);

“Zajednica” e komunave,

“Zajednica” e kishave dhe

Autonomia e veçantë e dy “zajednicave”, në lidhje direkte me Beogradin” shkruan Shala në reagim.