Shala për grafitet kundër Ministres Gërvalla: Ka vetëm një adresë, Lëvizja Vetëvendosje

0
101

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se grafitet e publikuara nëpër Prishtinë kundër Ministres së Jashtme Donika Gërvalla janë bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sigurisht që mekanizmat institucionalë shtetërorë kanë informacione dhe linja shkon te Lëvizja Vetëvendosje që e ka në gjen dhe traditë veprimet e tilla propagandistike të rrugës”.

“Kjo e ka vetëm atë adresë [Lëvizjen Vetëvendosje]. Gjithçka është e inskenuar dita e sotme nga Kryeministri Albin Kurti”.

Shala në Edicionin Special ka deklaruar se incidenti që ndodhi këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës ishte orkestrim i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka kaluar shumë mirë krahasuar me provokimet. E kanë ditur skenarin, u ka konvenuar t’i ikin debatet për arsimin. Kosova është vendi i fundit në botë që ka më sa paku njerëz të vaksinuar kundër COVID-19”, është shprehur Shala, njofton Klan Kosova.

“Donin ekses. Kemi kërkuar që ta kemi pushim që të mblidhej kryesia. Donin të mbulonin shkeljet ligjore”.

Shala ka thënë se PDK nuk qëndron pas grafiteve të publikuara në Prishtinë kundër Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.