Shaqir Cërvadiku sjell këngën “Nusja e trimit”

Shaqir Cërvadiku konsiderohet si një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar që gjithmonë ka arritur rekorde të dëgjueshmërisë me projektet e tij muzikore, shkruan Fokusi.info.

Ai kësaj radhe në bashkëpunim me ART LALI kanë sjellë projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Nusja e trimit ” . Tekstin e këngës e ka bërë Athem Hoti, muzikën Shaqir Cërvadiku, orkestrimin Burim Krasniqi, kavall Shaqir Hoti, kurse videoja është realizuar nga Artlali production./Fokusi.info/