Shaqiri: Mezi pres të përballem me shokët nga Bayerni

0
318

Xherdan Shaqiri mezi pret që Liverpuli të përballet me Bajern Munihun në Ligën e Kampionëve, duke shpresuar që Jurgen Klopp t’i japë një shans për të luajtur kundër ish-klubit të tij. Shaqiri është sy e veshë nga përplasja e së martës mbrëma, në “Anfield”.

Ai kaloi dy vite e gjysmë në radhët e gjigantëve bavarezë (2012-2015) dhe është në kërkim të sfidës kundër kësaj të kaluare, ku pati një eksperiencë të mbushur me trofe.

“Isha shumë i lumtur me shortin, sepse dëshiroja të luaja kundër Bajern Munihut, kundër shokëve të vjetër dhe ekipit tim të vjetër. Mezi po pres të fillojë loja, shpresoj të jem në fushë. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme për të fituar shumë trofe. Kam ruajtur shumë kujtime të mëdha nga atje, kurrë nuk do t’i harroj. Sidoqoftë, mezi po pres për të shkuar atje dhe për të fituar në Mynih, kundër ish-ekipit tim,” tha 27-vjeçari për faqen zyrtare të Liverpulit.

Shaqiri ishte pjesë e ekipit bavarez, që pushtoi Europën me suksesin mahnitës, “tripletën” e sezonit 2012-2013. Ai qëndroi në stol në fitoren 2-1 të finales kundër rivalëve të Bundesligës, Borusia Dortmundit në “Uembli”.