Shaqiri shënon supergol kundër Turqisë

0
82

Zvicra e ka dyfishuar epërsinë kundër Turqisë, në ndeshjen e fundit dhe vendimtar të Grupit A në Euro 2020, që po zhvillohet momentalisht në Baku.

Xherdan Shaqiri shënoi për 2:0 për Zvicrën në minutën e 26-të.

Ylli shqiptar i Liverpoolit e mposhti portierin turk me një goditje spektakolare me këmbën e djathtë nga rreth 25 metra largësi, shkruan Fokusi.info.

Ky ishte goli i parë i Shaqirit në këtë evropian.

Kjo ndeshje është vendimtare për shpresat e të dy kombëtareve për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve në Euro 2020.