ShBA goditen nga një tërmet i fuqishëm prej 5.7 ballësh

0
240

Një tërmet me 5.7 shkallë të Rihterit është regjistruar afër qytetit Salt Lake City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Dridhja ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të kësaj zone.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë, epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të këtij qyteti. Besohet se rreth 2.7 milionë njerëz i kanë ndier dridhjet e tërmetit.

Shumë banorë raportuan përmes internetit se i kanë ndier dridhjet në shtëpitë e tyre për 10 deri 15 sekonda, shkruan “Daily Mail”.

Së paku gjashtë dridhje të tjera u regjistruan pas dridhjes kryesore dhe u paralajmërua se është e mundshme të ketë më shumë dridhje më vonë.