SHBA-të reagojnë ndaj paradës ushtarake të Serbisë

0
1400

Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sot në Nish, është udhëhequr nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviç, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë.

Lazareviq është dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për krime ndaj njerëzimit.

I dënuari për krime lufte, Vladimir Lazarviq në fjalën e tij gjatë kësaj parade ka thurur lavde për triumfin e Serbisë kundër shteteve që sipas tij tani e kanë krijuar paktin e NATO-s.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott.

Scott ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të autoriteteve serbe duke e quajtur edhe vendim të tuprshëm.

“Është një turp që një i dënuar për krime lufte të marshoj përpara atyre të cilët tregojnë respekt ndaj aleatëve të cilët vdiqën duke luftuar për paqe dhe drejtësi në Evropë. Dita e Evropës- Vlerat Evropiane”, ka shkruar Scott në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Për një paradë të tillë kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore si Washington Post e Associated Press. Washington Post paradën e sotme ushtarake të Serbisë, e ka cilësuar si tregim force për Kosovën, dhe rritje të aleancës ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Ndër të tjera, në artikullin e gazetës amerikane, thuhet se çfarëdo ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë, do të bënte që forcat serbe të përballeshin me paqeruajtësit e NATO-së.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë kësaj parade është shprehur se shpreson që këto armë të mos përdoren.