Shefat Isufi: Dua të bëhem kampion bote për hir të Shqipërisë dhe Gjermanisë

0
112

Boksieri shqiptar nga Mynihu i Gjermanisë, Shefat Isufi, të shtunën e ka rastin e jetës. Ai është i sigurt se do ta befasojë Billy Joe Saunders në luftë për kampion botëror.

Me vendbanim në Mynih, shqiptari nga Gjermania, të shtunën në Stevenage (Britani e Madhe) do ta zhvillojë meçin për kamion botëror ëBO në kategorinë super të mesme. Kundërshtar është është heroi lokal dhe ish kampion i katëgorisë së mesme Billy Joe Saunders. Në konferencën për shtyp përpara luftës, ai ka thënë se Isufi është humbës.

“Po që se Billy Joe fiton, unë do ta përgëzoj, por gjërat do të jenë ndryshe”, ka pohuar boksieri 29-vjeçar shqiptar, informon Shtegu.com.

Isufi, i cili gjithashtu është një sparring partner i boksit tek Sport1, ka deklaruar: “Këtë, unë jam duke e bërë për mua, por do të ishte sukses i madh po të bëhesha kampioni i parë botëror në boks i Shqipërisë. Por, edhe për Gjermaninë, flamurin e të cilit do ta përfaqësoj”.

Fitoren e synuar, ai do t`ia kushtojë babait të tij të ndjerë që vdiq herët: “Mendjen gjithnjë e kam tek ai. Po që se fitoj, do të shkoj te varri i tij dhe do ta falënderoj”.

Saundersi i pamposhtur që 27 meçe, nga ana e tij, lëshon tone më të ashpra: “Nëse e rrah siç duhet, do ta godas në kokë”.

Deri më tani, Shefati ka zhvilluar 32 meçe, prej të cilëve tre humbje (dy barazime), por ka qenë e pamposhtur për dhjetë meçe me radhë.