Shefi i kabinetit të Haradinajt i kundërpërgjigjet Haki Abazit: Mandati është i joti, bone o trim!

0
256

Shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Selim Selimi i ka reaguar të propozuarit për zëvendëskryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Abazit gjatë ditës së djeshme ka thënë se VV nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në koalicion me AAK-në.

Për këto deklarata, Selimi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kryeministri në detyrë, Haradinaj pati deklaruar se përgjegjësia për formimin e qeverisë bie mbi mandatarin.

Duke ironizua me të propozuarin për zëvendëskryeministër të VV-së, Selimi i ka bërë thirrje të qetësohet dhe ta bëjnë qeverinë.

“Kryeministri @haradinajramush e pati deklaratën e qarte! Përgjegjësia për formim të qeverisë bie mbi mandatarin. Paska fol ZVKM në tentative për qeverinë në tentative. Analize në abstrakt. Qetësohu ZVKM në tentative, mandati është i joti. Bone o trim!”, ka shkruar Selimi në Twitter.