Shefja e diplomacisë austriake vjen sot në Kosovë

Shefja e diplomacisë austriake, Karin Kneissl, vjen sot për vizitë në Kosovë, ku do të mbajë takime me krerët e shtetit.

Ajo do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli dhe presidentin Hashim Thaçi.

Nuk bëhen të ditura temat për të cilat do të diskutohet në takime.