Shembet një objekt në Fushë Kosovë, këto janë shkaqet

Një objekt, i cili ishte duke u ndërtuar për tu bërë qendër tregtare është shembur në Fushë Kosovë.

Klan Kosova mëson se shkaku që çoi deri tek shembja është fillimi i ndërtimit të katit të dytë pa u tharë ende betoni mirë.

Nuk dihet nëse këtë gjë e bënë shpejt për shkak të ndonjë inspektimi pasi punëtorët ishin duke punuar gjatë natës, njofton Klan Kosova.

Në kushte anonimiteti një punëtor pohoi se punëtorët kishin përfunduar punën në orën 18:00, mirëpo kishin kërkuar urgjentisht beton.

Lini një Përgjigje