Shënoi supergol ndaj Bazelit, vlerësimi i lartë – në formacionin e javës (foto, video)

0
252

Armando Sadiku shënoi në sfidën ndaj Bazelit një nga golat më të bukura në karrierë. “Bomberi” i Kombëtares lëshoi një silurë nga afro 30 metra, duke shtangur portierin kundërshtar.

Skuadra e Luganos arriti të siguronte një barazimit tepër të rëndësishëm në transfertë, ndërkohë që sulmuesi 27-vjeçar u përzgjodh në formacionin më të mirë të javës të bërë publike nga prestigjiozia “Blick”.

Një vlerësim më se i merituar ky për Sadikun, i cili po gjen gradualisht formën e tij më të mirë. Goli ndaj Bazelit, ishte i dyti për shqiptarin me fanellën e Luganos këtë sezon.

Futbollisti tjetër i Kombëtares, Ermir Lenjani, nuk është preferuar këtë javë në formacionin më të mirë të javës, pavarësisht se arriti të shënonte gol pas 10 sekondash lojë, si dhe asistoi në golin e barazimit.