Shënon gol Aaron Ramsey, a do të vdes ndonjë VIP?

Po zhvillohet ndeshja në mes të Arsenalit dhe CSKA Moskës në Ligën e Evropës. Në minutën e 9-të ka shënuar gol Aaron Ramsey duke e kaluar në epërsi Arsenalin 1-0.

Sa herë shënon Aaron Ramsey vdes një personazh i famshëm. Tashmë është një rregull i qartë si perëndimi i diellit dhe fazat hënore. Shumë persona, sidomos në Britaninë e Madhe e kanë quajtur “mallkimi i Ramsey”.

Lista e vdekjeve të lidhura me Ramsey ka filluar shumë kohë më parë: ishte Bin Laden, më pas Steve Jobs dhe Gheddafi. E para në 2012 ishte Whitney Houston.

Më 11 shkurt, Ramsey shënoi ndaj Sunderland, ditën tjetër këngëtarja e njohur u gjet e pajetë nga overdoza.

Më 15 maj Ramsey shënoi një gol ndaj Wigan: pak orë më vonë ndërroi jetë diktatori Jorge Videla.

Më 30 nëntor 2013 uellsiani shënon kundër Cardiff, ditën tjetër aktori Paul Walker humbi jetën nga një aksident tragjik rrugor.

Më 10 gusht 2014 ishte radha e një tjetër aktori; Robin William u vetëvra pak orë pas golit të Ramsey kundër Manchester City.

Pas një goli të mesfushorit uellsian kishte vdekur David Bowie, mbreti i muzikës rock etj.