Sherebela dhe vetitë kuruese të saj

Sherebela, bima kurative është kategorizuar edhe si një nga ilaçet më të mira në botë. Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një ilaç shumë i mirë për bajamet që kanë infeksion dhe për grykët e skuqura. Ndër shekuj çaji i sherebelës është përdorur për të kthjelluar mendjen dhe për të stimuluar funksionin e trurit.

Gjithashtu sherebela ka veti anti-hidrotike, duke ulur nivelin e djersitjes ose duke larguar djersitjen e tepërt. Ajo ka edhe veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. Studimet kanë dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial, e cila ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, ku gjithashtu mund të reduktojë dhe nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme për diabetikët.

Një studim i kohëve të fundit dëshmon se sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit. Një fakt tjetër mbresëlënës tregon që sherebela në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon shumë mirë në nxjerrjen jashtë të sekrecioneve nga organizmi.

Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.