Sherifi: Deklarata e Kurtit se “Millosheviçi nuk e ka pyetur fare Vuçiqin” e shfajëson atë për krimet

0
211

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se deputetët e opozitës duhet të thirrin seancë në Kuvendin e Kosovës dhe të ftojnë kryeministrin Albin Kurti, siç thotë ai për një deklaratë të të parit të ekzekutivit që sipas tij i bie që presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shfajësohet nga përgjegjësia për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Deklarata e kryeminstrit Kurti se: “Millosheviçi nuk e ka pyetur fare Vuçiqin” është deklaratë që shfajëson Vuçiqin nga përgjegjësia e tij personale në kryerjen e Krimit të Gjenocidit nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës!”

“Me këtë logjikë të shfajësimit të Vuçiqit, fare lehtë mund të shfajësohet edhe ministri i propagandës së nazistëve Joseph Goebbels, duke thënë se edhe Hitleri nuk e ka pyetur fare atë! E tmerrshme dhe e papranueshme edhe sikur të vij nga një politikan pa peshë në politikën e Kosovës se jo më nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës!”

“Deputetët e Opozitës duhet urgjentisht të bëjnë kërkesë për seancë në Kuvend dhe të ftojnë kryeministrin Albin Kurti në interpelancë vetëm për këtë çështje!”,ka shkruar Sherifi.