Sherifi: Miqësia me diktatorët nuk ekziston!

Sekretari i partisë Nisma Social Demokrate, reagon ndaj kërcënimeve që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ia bëri sot kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
“Raporti me diktatorin nuk është raport i bazuar në vlera të përbashkëta të cilat zakonisht i bashkojnë udhëheqësit e vendeve dhe shoqërive demokratike!
Raportet e mira me një diktator mbështeten vetëm në qasjen që e përcakton diktati: kriter të vetëm kanë lojalitetin e pa kusht dhe të vazhdueshëm vetëm ndaj diktatorit.
Pa marrë parasysh se sa shërbime mund t’i kryhen, “miqësia” me diktatorin përfundon në momentit e parë që refuzohet t’i shërbehet dhe të plotësohen kërkesat e tij!
Sado e panatyrshme të duket, kjo është natyra e vërtetë e “miqësisë” me diktatorin!
E vetmja rrugë për të dalë nga spiralja e raporteve të tilla disimetrike është që të mos i shërbehet kurrë diktatorëve! Rrugë tjetër nuk ka”!