Një sherr me thika ka ndodhur sonte në mes disa të rinjve në Elbasan.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Syrja Dylgjeri”, pranë zyrave të Postës Qendrore, ku një person i dehur ka qëlluar 4 persona të cilët kanë përfunduar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:
E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan.
Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën”.