Sherr në mes të qytetit, s’e ndal dot as policia (video)

0
866

Një sherr masiv, për arsye ende të panjohura, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Pavarësia, në qytetin e Vlorës. Sherri në të cilin janë përfshirë disa persona, ka nisur pranë ambienteve të një lokali, për të vijuar më pas në rrugë.

Situata është filmuar dhe pamjet janë dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA nga një qytetar, i cili sqaron se situata ka agravuar deri në atë lloj forme saqë edhe policia e ka patur pothuajse të pamundur për të qetësuar situatën. Po ashtu qytetari bën me dije se policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.

“Sherr ne Vlore te lagjia pavarsia. Debati ka nisur ne nje lokal. Policia ka shoqeruar ne polici disa persona”, është shprhur qytetari.