Sheshel: Vëllezërit Bytyqi i ka vrarë policia për t’i plaçkitur

849

Dje hyri në fuqi vjetërsimi ligjor për mundësinë e ndjekjes së atyre që kanë vrarë tre vëllezërit Bytyqi, shkruan fokusi.info.

“Ata u vranë nga disa policë (serb) për shkak të shumës së madhe të parave që kishin me vete. Nuk bëhet fjalë për krime të luftës, sepse vëllezërit Bytyqi nuk ishin të burgosur të luftës”, shkruan Vojisllav Sheshel në profilin e tij në Twitter.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, qytetar amerikanë me origjinë shqiptare, në rrjedhën e luftës në Kosovë iu bashkuan forcave të UÇK-së, dhe u arrestuan në vitin 1999, siç thuhej për hyrje të paligjshme në ish Jugosllavi.

Prandaj gjykata serbe në Prokuplje i dënoi ata me 15 ditë burg, pastaj ata u liruan tri ditë më herët, dhe nga ajo kohë u zhdukën pa gjurmë. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo, me duar të lidhura dhe me plagë nga plumbat e shkrepur në kokë.

Sheshel thotë se “vëllezërit Bytyqi ishin arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, dhe pas skadimit të dënimeve janë liruar nga burgu.

“Pastaj ata u morën nga disa policë për t’i plaçkitur. Ata i vranë duke fshehur krimin e plaçkitjes. Në atë kohë, gjendja e luftës tashmë ishte shfuqizuar”, thotë Sheshel./Fokusi.info/