Shfaqet imazhi që e tregon super-makinën e re hibride nga McLaren

Kjo mund të jetë hera e parë deri më tani, që shfaqet kjo super-makinë.

McLaren ka hyrë për herë të parë në tregun e super-makinave hibride, me modelin P1, që nën kapak e kishte motorin me 3.8 litra dhe një tjetër elektrik, që së bashku prodhonin 903 kuaj fuqi.

Derisa ky model më nuk është në prodhim, McLaren ka bërë të ditur se do ta sjellë një hibrid tjetër po aq të fuqishëm, që do të ketë një platformë të re.

Sipas drejtorit të përgjithshëm Mike Flewitt, McLaren është duke e prodhuar platformën e një super-makine të re hibride, që do të lansohet brenda këtij viti.

Por, nuk janë dhënë detajet e kësaj super-makine, që do t’i zëvendësojë modelet 570S, 540C dhe 600LT. Autocar ka arritur ta sigurojë imazhin ku shfaqet kjo super-makinë dhe shihet nga afër dukja që ka.

Bazuar në pamjet e para, mund të thuhet se ky McLaren ngjanë shumë me një 570S, është frymëzuar nga një 720S./Telegrafi/

Lini një Përgjigje