Kur luani është i uritur, shihni se çfarë i bën derrit të egër (VIDEO)

Në filma të animuar, mbreti i Xhunglës, Luani mund të jetë mik i mirë i ndonjë kafshe – por jeta reale tregon se kjo mund të ndodh vetëm në historitë e Disney.

Këtë e dëshmojnë edhe disa pamje të publikuara në të cilat tregojnë se çfarë i bën luani një derri të egër, i cili kishte tentuar të fshihej prej tij.

Siç edhe mund të shihet në pamje, në fillim shihen vetëm këmbët e pasme të luanit i cili lufton për të tërhequr kafshën e shqetësuar nga një “gropë” në Parkun Kombëtar Kruger, Afrikën e Jugut.

Turistët vëzhgojnë nga një xhip aty pranë, ndërsa luani tërheq me forcë kafshën, duke e mbërthyer dhe nxjerrë fillimisht mbi tokë.

Ai më pas rrëzon derrin, i cili tenton për të shpëtuar para se të dorëzohet në kafshimin fatal të luanit.

Ka qenë Jameson Aradalen, 21 vjeç, nga San Diego, California, ai që ka mundur të marrë pamjet.