Shikojeni çfarë fushate?! Një triler i vërtetë! Këtë po e bën një ish-agjente e CIA-s (video)

Ish-agjentja e shërbimit sekret amerikan, Valerie Plame, ka filluar fushatën e saj për të siguruar karrigen e kongresmenes në qytetin e New Mexicos, shkruan Gazeta Express.

Sipas “Bussines Insider” spoti i saj ka ngjashmëri me filmin e njohur “Fast & Furious outtake”.

Plame 56 vjeçare, ish-agjente e CIA’s, po kandidon që të zë vendin e Ben Ray Lujan në Kongresin e New Mexico.

Në këtë videospot, ajo shihet teksa qon pluhur në një rrugë të gjatë me një makinë të tipit Chevy Camaro, nën përcjelljen e një këngë me kitarë elektrike.

Palme në këtë video flet edhe për përvojën ushtarake të babit të saj dhe vëllait.

Ish-agjentja e CIA-së njihet ndryshe edhe si kritike e presidentit aktaul të SHBA’së, Donald Trump.

https://youtu.be/ICW-dGD1M18