Shiu hyn në fakultet, shtyhen provimet pranuese (video)

Arsimi universitar po vazhdon të ketë telashe me objektin.

Sot u shkaktuan dëme në Fakultetin e Filologjisë. Krejt kjo meqë aty ende nuk është kryer punimi në kulmin e objektit, duke bërë që të depërtojë uji, njofton Klan Kosova.

Për shkak të kësaj gjendje, sidomos për shkak të mungesës së rrymës, shtyhen provimet pranuese në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore.