Shkёlqimi i kombit shqiptar dhe rёnia e “kombit kosovar”

Shkruan: Islam Lauka

Veҫ shembjes sё shtёpive, pallateve dhe objekteve social-kulturore, tёrmeti i 26 nёntorit shembi edhe ngrehinёn e rreme tё “kombit kosovar”. Tragjedia e shkaktuar nga kjo fatkeqёsi natyrore, me mbi 40 tё vdekur, qindra tё plagosur dhe mijёra tё pastrehё, u perceptua si tragjedi edhe pёr shqiptarёt e Kosovёs. Goditja e tёrmetit nё Durrёs e Tiranё u perceptua si goditje edhe e Prishtinёs, Prizrenit, Pejёs, Gjakovёs, Gjilanit e Mitrovicёs. Dora e shtrirё pёr ndihmё nё zonёn e tёrmetit gjeti dorёn e zgjatur me ndihma vёllazёrore tё shqiptarёve tё Kosovёs.

Nuk ishin vetёm institucionet e Kosovёs qe iu gjetёn pranё vёllezёrve tё njё gjaku nё Shqipёri, me dёrgimin e trupave speciale tё FSK-sё, tё ekspertёve tё vlerёsimit, tё zjarrfikёsve dhe akordimin e ndihmёs financiare. Ishte njё popull i tёrё qё u ngrit nё kёmbё, duke u vetorganizuar pёr dёrgimin e ndihmave, pёrfshirё veshmbathje, ushqime, tenda, batanije, barna dhe tё holla. Shumё qytetarё tё Kosovёs dolёn vullnetarё pёr tё ndihmuar drejtpёrdrejt nё zonёn e tёrmetit, sidomos mjekё dhe infermierё. Shumё familje hapёn dyert e shtёpive tё tyre pёr strehimin e njerёzve nё nevojё.

Unё vet jam dёshmitar i kёtij mobilizimi, uniteti e solidariteti kombёtar tё pashoq. Shumё studentё tё mi mё kontaktuan nёpёrmjet rrejteve sociale dhe mё njoftuan se janё gati tё vёnё nё dispozicion shtёpitё e tyre pёr familjet e prekura nga tёrmeti, duke mё lёnё pёr ҫdo rast, edhe numrat e tyre tё telefonit. Kёtё e kanё bёrё kёto ditё edhe njerёz krejtёsisht tё zakonshёm, me tё cilёt jam takuar rastёsisht nё rrugёt e Prishtinёs. Unё nuk do ta harroj kurrё Xhuljetёn nga Peja, gruan e sёmurё me kancer, qё telefonoi nё njё emision televiziv kёtu nё Prishtinё dhe kёrkoi njё numёr llogarie pёr tё depozituar 50 euro pёr tё dёmtuarit nga tёrmeti. Mbase, asaj nuk i mjaftonin paratё as pёr ilaҫet kundёr kancerit, por zemrёs sё saj tё madhe i mjaftuan pёr tё ndihmuar bashkёkombasit e saj tё goditur nga njё tjetёr kancer i pamёshirshёm – tёrmeti.

Ernest Renan shkruan se kombi ёshtё referendum i pёrditshёm. Tёrmeti dhe reagimi ndaj tij ishte njё referendum kombёtar i shqiptarёve. Ata tё Kosovёs shkёlqyen nё kёtё referendum. Ashtu siҫ kanё shkёlqyer edhe mё parё, nё rastet e pёrmbyjteve nё Shqipёri. Ashtu siҫ kanё shkёlqyer qytetarёt ё Shqipёrisё nё vitin 1999, kur hapёn dyert dhe zemrat e tyre pёr mbi 600000 bashkёkombas kosovarё tё pёrndjekur mizorisht nga makineria ushtarako-policore e shtetit serb, duke bёrё, siҫ u shpreh atёherё Presidenti Klinton, qё bujaria shqiptare tё fitojё mbi barbarinё serbe.

Kёto referendume periodike hedhin poshtё si tё pathemelta tezat e disa politikanёve dhe analistёve nё Tiranё e Prishtinё pёr tё ashtuquajturin “komb kosovar” dhe ndarjen artificiale nё “ne” dhe “ata”. Ato dёshmojnё se shqiptarёt e ndjejnё njёri-tjetrin si pjesёtar tё tё njёjtit komb dhe se ҫdo pёrpjekje pёr zhbёrjen e identitetit kombёtar shqiptar, tё farkёtuar tё paktёn, qё nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ёshtё e destinuar tё dёshtojё.

Ёshtё detyrё e administratave tona shtetёrore, nё tё dy anёt e kufirit, qё tё vetёdijёsohen pёr kёtё realitet dhe, nё pёrshtatjte tё plotё me tё, tё ndёrtojnё strategjitё dhe politikat e sigurisё, ato ekonomike, financiare, tregtare, energjitike, doganore, turistike, shoqёrore dhe kulturore. Strategji dhe politika tё unifikuara kombёtare shqiptare. Jemi dhe do tё jemi njё!

Ngushёllimet mё tё thella familjeve tё viktimave!

Shёrim tё shpejtё tё lёnduarve! Jam i bindur se me ketё solidaritet kombёtar tё shfaqur kёto ditё, pasojat e kёtij tёrmeti shkatёrrimtar do tё tejkalohen shumё shpejt!

Gёzuar Festёn e Flamurit, festёn qё na ka bashkuar, na bashkon dhe do tё na bashkojё gjithmonё, si njё komb i vetёm dhe i pandarё.