Shkaqet e anemisë, simptomat dhe kurat natyrore

Ndër shkaqet e anemisë mund të jenë mungesa e vitaminave dhe mineraleve, për shkak të një diete të varfër me hekur, acid folik, vitaminë B12 dhe vitaminë C. Vitamina B12 dhe acidi folik, në veçanti, konsiderohen të nevojshme për formimin e qelizave të shëndetshme të kuqe të gjakut.

Shkak tjetër për shfaqjen e anemisë mund të jetë gjithashtu prania e ndonje sëmundje serioze që prek veshkat dhe palcën kurrizore. Mund të ketë probleme në përthithjen e vitaminës B12, hemorroide, gjakderdhje të brendshme dhe konsum të dobët të hekurit.

Cilat janë shenjat që paralajmërojnë për shfaqen e anemisë?

Shenjat ndahen në dy lloje: shenja të përgjithshme dhe specifike. Shenjat e përgjithshme përfshijnë zbehjen e lëkurës dhe të mukozave, të cilat shfaqen kur hemoglobina është më pak se 9-10 gr/dl. Vlerësimi duhet bërë në dritë natyrale. Anemia duket më mirë te mukozat dhe atje ku lëkura është më e hollë, pra, te buzët, goja, faringu, konjuktivat, llapa e veshit, shtrati i thonjve, shuplakat e duarve dhe në shputat e këmbëve. Duhet të kemi parasysh se është pigmenti i hekurit (Fe) që siguron ngjyrën e kuqe të hemoglobinës, në këtë mënyrë të eritrociteve dhe për pasojë të vetë gjakut (pjesa e mbetur e gjakut pa eritrocite nuk ka ngjyrë të kuqe). Ngjyra e hemoglobinës, pra, e hekurit, është dhe faktori kryesor i ngjyrës së lëkurës. Në rastet kur anemia instalohet shpejt dhe është e thellë, mund të kemi takikardi, puls të shpejtë dhe goditës, tone të forta në zemër, zhurmë sistolike, kardiomegali. Dobësia dhe lodhja e përgjithshme janë më të theksuara në sforcimet fizike, kur konsumohet më shumë oksigjen.

Simptomat paraqiten me vështirësi në frymëmarrje, lëkurë të zbehtë, probleme në tretje, përshpejtim i pashpjegueshëm i rrahjeve të zemrës, ndjenja e lodhjes dhe duar/këmbë të ftohta, skuqje e gengivave, dhimbje koke dhe nervozizëm. Të gjitha simptomat i atribuohen mangësisë së hekurit, të cilat mund të përmirësohen përmes një ndryshimi në zakonet e të ushqyerit dhe në sajë të disa mënyrave natyrore.

Kurat natyrore

Disa modifikime në mënyrën e të ushqyerit mund të kontribuojnë në përmirësimin e anemisë të shkaktuar nga deficienca e hekurit.

  • Hithra – është një bimë, e cila karakterizohet nga përmbajtje e hekurit, e pranishme kryesisht në gjethet e saj, duke u konsideruar një bimëanti-anemike. Hithra është në gjendje të stimulojë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, për shkak të përmbajtjes së hekurit dhe vitaminës C. Gjethet e hithrës mund të përdoren për përgatitjen e çajrave, supave, etj.
  • Panxhari i kuq – konsumi i panxharit të kuq dhe lëngu i tij është veçanërisht i përshtatshëm për ata që vuajnë nga anemia. Duhet të konsumohet për një muaj dy gota me lëng panxhari në ditë, sepse është si një strukturues i shkëlqyer i elementeve të gjakut.
  • Lule radhiqe – është konsideruar si një ilaç natyral e dobishme në rastet e anemisë. Mund të merret si çaj ose ekstrakt bimor, por edhe e freskët, e cila mund të shijohet në sallata. Lule radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.
  • Sanza – Shton rruazat e kuqe dhe të bardha të gjakut, duke luftuar kështu aneminë dhe duke rritur rezistencën e organizmit.
  • Lëng portokalli dhe limoni – si dhe të gjitha ushqimet e pasura me vitaminë C, ndihmojnë për të nxitur përthithjen e hekurit. Prandaj do të ishte e përshtatshme përfshirja e kësaj vitamine përmes konsumimit të lëngjeve të freskëta të agrumeve dhe nëpërmjet përdorimit të lëngut të limonit nëpër sallata të perimeve me gjethe të gjelbra. Është e këshillueshme të konsumohen brenda të njëjtit vakt ushqime të pasura me hekur (të tilla si fasule, spinaq, panxhar, brokoli dhe lakër) duke i shtuar dhe vitaminë C.