Shkarkohet Bajrush Kajtazi, zgjedhet kryetari dhe kryesia e re e KF “Vushtrria”

0
58

Vushtrria dikur ishte ndër skuadrat më të mira të Superligës së Kosovës, por gjatë sezonit të fundit nuk arriti të siguronte një vend as në Ligën e Parë.

Ish-kampioni i Kosovës në edicionin 2021/22 do të garojë në Ligën e Dytë.

Për të filluar ndryshimet nga brenda, sot është mbledhur kuvendi i klubit, ku me vota unanime u shkarkua Bajrush Kajtazi.

Në krye të klubit është zgjedhur Agim Maloku, ndërsa anëtarët e kryesisë janë: Adnan Lahu, Enver Halimi, Naser Imeri, Zeqir Zeneli.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:

Ashtu siq ishte e paraparë, sot është mbledhur kuvendi i klubit, ku me vota unanime është shkarkuar Bajrush Kajtazi!

Ndërsa gjatë rendit të ditës është votuar kryesia e re, ku në krye të klubit është zgjedhur Agim Maloku, dhe me antaret e saj nga Adnan Lahu, Enver Halimi, Naser Imeri, Zeqir Zeneli!

NE UROJMË SUKSESE! DHE QE SA ME SHPEJT KLUBI TE KTHEHET NE LAVDIN SIQ KISHTE DIKUR!