Shkarkohet kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

Kryetari i deritanishëm i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Valdet Osmani, i zgjedhur me vendim të Gjykatës së Apelit, në mbledhjen e jashtëzakonshme, me 31 vota pro dhe asnjë kundër, është shkarkuar.

Anëtari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ilir Blakaj tha se nuk mund të kontestojnë vendimin e gjykatës, por vetëm të shkarkohet i njëjti për shkak se sipas tij, Osmani nuk po i jep llogari kuvendit të tij.

“Meqë gjykata e ka marrë vendimin ne nuk kemi se çfarë të votojmë. Ne mund ta qesim këtë situatë në vendim, se a do të pranojmë që ky person të vazhdojë dhe të na dërgoj emailin dhe të na udhëheqë 180 persona. Pra, a do ta pranojmë Valdet Osmanin, i cili na është caktuar me vendim të gjykatës. Ai që 1 muaj e gjysmë është në post dhe kuvendit të tij nuk i jep llogari. Unë dëshiroj që ta qes në votim, a po e shkarkojmë Valdet Osmanin”, tha ai.

Më pas, është votuar heqja e pezullimit për personin e autorizuar të shoqatës, Blerta Vulaj-Rizvanolli, për çka ka marrë pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, e po ashtu të heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pezullimit të kryesisë.

Kryetari Arianit Loxha, tha se në funksionin dyvjeçar, kanë pasur minimalisht 40 takime.

“Ditëve të fundit as kryesinë nuk kam mundur ta mbledh dhe në gjendjen shëndetësore të krijuar, unë jap dorëheqje para jush. Kërkoj prej juve mirëkuptim dhe kërkoj falje”, tha ai.

Xhafer Plakiqi, Bujar Demjaha, janë dy emrat që kanë plotësuar kryesisë së re së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Pjesë e kryesisë do të jenë edhe Kreshnik Ferizi, Ideal Fejza dhe Ilir Blakaj.