Shkel këmbësorin, autori ikë nga vendi i ngjarjes

0
160
Foto ilustrim

Policia në Podujevë raporton se dje në mbrëmje ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima, i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK.

Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.