Shkelma dhe grushte, adoleshentët rrahin barbarisht shokun e tyre brenda shkollës (video)

Bullizmi është një nga fenomenet më negative, por që është shumë i pranishëm në shkollat shqiptare.

Në një video të publikuar së fundmi nga JOQ, shihet qartë se si disa adoleshentë ushtrojnë dhunë mbi bashkëmoshatarin e tyre për motive ende të paqarta. Kjo ngjarje ka ndodhur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Cërrik.

Siç shihet dhe në video, tre adoleshentët që nuk janë më shumë se 12-13-vjeçarë, rrahin bashkëmoshatarin e tyre. Në video duket qartë që njëri prej adoleshentëve e mban viktimën pas krahëve, ndërsa dy të tjerët e godasin. Një preson i katërt filmon sherrin e rëndë.