Shkëlqen Ronaldo me dy gola, Juve fiton me lehtësi (video)

Juventusi ka marrë pikët e plota në xhiron e 17 në Serie A, duke e mposhtur 3-1 Udinesen. Kurse, Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 0-0 me Sassuolon.

Cristiano Ronaldo është këndellur, së bashku me Juventusin.

Pas humbjes nga Lazio, 34-vjeçari portugez e ka ndihmuar Juventusin ta mposhtë Udinesen me dy gola, shkruan Fokusi.info.

Ish asi i Manchester Unitedit e Real Madridit, realizoi në minutat 9’ dhe 37’, derisa golin e gjeti edhe Bonucci 45’. Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ignati Pussetto në minutëne 94.

https://streamable.com/oc1fk

Lini një Përgjigje