Shkëmbim zjarri në mes të hajnave e policisë në Hajvali

0
614

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes nën dyshimin për vjedhje dhe tentim vjedhje në Hajvali të Prishtinës.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi, ku kanë vjedhur disa gjëra dhe më pas kanë tentuar të vjedhin edhe një shtëpi tjetër.

“Me të marrë informacionin nga pronarët e shtëpisë ekipet e Policisë kanë reaguar shpejtë, kështu edhe duke ndaluar personat e dyshuar” thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë.

Mirret vesh është tentuar të vidhet shtëpia e një pjesëtari të Policisë së Kosovës me ç’rast kanë ndodhur edhe shkëmbime me armë zjarri, por që nuk është lënduar askush.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.