Shkencëtarët zbulojnë 11 asteroidë që mund të godasin tokën

0
176

Një algoritëm kompjuterik i universitetit Leiden në Holabndë ka pikasur njëmbëdhjetë asteroidë që më vonë mund të godasin planetin tonë duke shkaktuar shkatërrim të paprecedentë.

Si pasojë e orbitave të tyre kaotike ato nuk janë zbuluar nga sistemet amerikane të NASA.

Asteroidët janë rreth 100 metra në diametër dhe do të kalojnë pranë planetit tonë pesë herë sa distanca mes tokës e hënës. Por incidenti nëse ndodh, pritet të zhvillohet në vitet nga 2131 deri në 2923 në varësi të ndryshimit të orbitave të tyre.

Në studimin e tyre, astronomi e simulanti astronomik Simon Portegies Zwart e kolegët e tij simuluan lëvizjet e mundshme të një rrjeti neural asteroidësh.

Për këtë ata modeluan orbitat e diellit dhe planeteve të tij gjatë 10 000 viteve të ardhshme, duke studiuar pozicionet relative të trupave të ndryshëm qiellorë.