Shkëndija shkatërron Vardarin, kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë

0
255

Shkëndija nga Tetova është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, pasi që në ndeshjen e kthimit e ka deklasuar me rezultat 4:0 kampionin në fuqi, Vardarin, në ndeshjen që u luajt në Tetovë.

Shkëndija e bëri Vardarin të flas me vetveten, duke i shkaktuar humbjen më të thellë. Besart Ibraimi ka qenë hero i kësaj fitore, duke realizuar het-trik (53’, 56’ e 66’) dhe Visar Musaliu (80’).

Ndeshja e parë në Shkup kishte përfunduar 1:1 dhe skuadra shqiptare me rezultat të përgjithshëm 5:1 avancoi më tej. Trajneri Qatip Osmani i gëzohet fitores bindëse dhe kualifikimit, dhe kësisoj kuqezinjtë janë kandidati kryesor për ta fituar Kupën. Festë e madhe në Tetovë sidomos nga tifozët “Ballistët”.

Përvec Shkëndijës në gjysmëfinale të kupës janë edhe Akademija Pandev, Pelister dhe Renova. Shorti për çiftet gjysmëfinale do të hedhet ditën e premte.