Shkollat që do t’i nënshtrohen testit PISA 2018

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditura shkollat të cilat do të marrin pjesë në testin PISA 2018.

“Drejtoria Komunale e Arsimit Prishtinë mbajti takim pune me koordinatorët dhe drejtorët të shkollave për organizimin dhe mbarëvajtjen e testit Pisa 2018.

Me këtë rast, Drejtori i Arsimit z.Jonuz Salihaj kërkoi mobilizimin e të gjithëve, duke filluar nga Ministria, zyrtarët e DKA-së, drejtorët e deri të prindërit dhe nxënësit, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në testin PISA 2018. “PISA të jetë temë e përditshme e diskutimit në shkollat tuaja, kërkoj nga ju që në ditët që kanë mbetur të bashkëpunoni ngushtë me institucionet relevante të emëruar kohë më parë për organizimin e testit PISA 2018. Nxënësit tanë në këtë test nuk e përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por e përfaqësojnë vendin me rezultatet që arrijnë”, tha ndër të tjera Salihaj.

Testit PISA 2018 do t’i nënshtrohen dymbëdhjetë shkolla të mesme dhe tetë shkolla fillore të Prishtinës, si në vijim: Shkolla të mesme:

– SHML “Xhevdet Doda”;
– SHML “Eqrem Çabej”;
– SHML “Sami Frashëri”;
– SHML “Ahmet Gashi”;
– SHML “Gjimnazi Matematikor Specialistik”;
– SHML “Alauddin”;
– SHMEJ “Hoxhë Kadri Prishtina”;
– SHML “28 Nëntori”;
– SHML “Gjin Gazulli”;
– SHML “Abdyl Frashëri”;
– SHML “Dr. Ali Sokoli”;
– SHML “Shtjefën Gjeçovi”;
– SHFMU “Elena Gjika”;
– SHFMU “Asim Vokshi”;
– SHFMU “Emin Duraku”;
– SHFMU “Ismail Qemali”;
– SHFMU “Nazim Gafurri”;
– SHFMU “7 Marsi”;
– SHFMU “Nënë Terezë”;
– SHFMU “Shkollë e Gjelbër”, bëhet e ditur nga Komuna e Prishtinës.