Shkon në një mijë e 383 numri i të vdekurve nga koronavirusi, mbi 100 viktima 24 orët e fundit

Ka arritur në më 64 mijë e 437 persona numri i rasteve të konfirmuara pozitivisht me koronavirus, pasi Kina raportoi një tjetër rritje të madhe të numrit të të infektuarve në epiqendrën e shpërthimit të virusit.

Po ashtu, më shumë se 100 persona janë konfirmuar të vdekur nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës – duke rritur numrin global të vdekjeve në një mijë e 383 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore kineze konfirmuan 5  mijë e 90 raste të reja në të gjithë vendin. Kjo është një sulm i madh, por askund afër 14 mijë e 840 raste të reja të raportuara të enjten – që ishte edhe rritja më e madhe një-ditore që nga fillimi i epidemisë.

Sistemi shëndetësor në Hubei, veçanërisht në kryeqytetin Wuhan, ku filloi shpërthimi, po lufton për të trajtuar fluksin e pacientëve, madje edhe me ndihmën e disa spitaleve të ndërtuara me qëllim të përkushtuar për trajtimin e Covid-19. Autoritetet provinciale thanë se ka arritur në një mijë e 685 numri I personave të cilët janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa më shumë se 6.723 pacientë në Kinë janë rikuperuar dhe janë shkarkuar që prej fillimit të shpërthimit.

Shqiptarja.com