Shkrim për Nënën, mos e leni pa e lexuar!

Ti ndihesh mirë kur vesh rroba të bukura, kur del në shëtitje, kur argëtohesh…

E, nënës tënde i mjafton një puthje dhe një falënderim nga ti për t’u ndjerë mirë ajo.

Ti ndihesh mirë kur ha diçka të shijshme, të gatuar nga nëna jote.

E, nëna jote ndihet mirë kur t’i puth dorën e saj dhe i thua “Të lumshin duart!”.

Ti ndihesh mirë kur shkon në pushim, në week-end, në aheng me shoqëri, me grua e fëmijë.
E, nëna jote ndihet mirë kur ti i telefonon, ta dëgjon zërin, e kupton se je mirë. Dhe, tek atëherë ajo mund të rehatohet e të fle qetë…

Nëna asnjëherë nuk harron kurrgjë për ty, asnjë çast…

E ti, ndoshta, e kalon edhe ditën pa të rënë në mend për të…

***
Kur erdha i lagur nga shiu motra më pyeti:

– Pse nuk e more çadrën me vete?

Vëllai më këshilloi: – Pse nuk prite derisa shiu të pushonte?

Babai i zemëruar:

– Kur të marrësh ndonjë të ftohur do ta kuptosh atëherë…

Nëna, që ma afroi peshqirin e më ndihmoi ta zhvesh xhaketën e lagur:

– Ah, more shi… Nuk mund të prisje derisa fëmija im të vinte në shtëpi!

Eh, kjo është Nëna…

Dëshiron edhe motin, kohën, ta bëjë për qejfin tënd…

Dhe, shumëçka tjetër, gjithçka për ty, vetëm për ty…

***
Vetëm një herë në jetë na ndodh që ne të qajmë e nëna të qeshë: Është momenti kur ne vijmë në këtë botë!

Pra, ajo gjithmonë me zemër e shpirt te ti…

E ti?

Duajeni,Respektojeni Nënën…