Shkup, dy fëmijë humbën jetën në zjarrin që përfshiu shtëpinë e tyre

0
224

Dy fëmijë të moshës tre dhe një vjeçare kanë humbur jetën sot nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë e tyre në lagjen Shuto Orizare të Shkupit.

Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedonase, zjarri është përhapur shpejt edhe në disa shtëpi tjera. Katër prej tyre janë djegur, Sipas MPB-së.

Zjarri ka rënë fillimisht në një shtëpi në rrugën “Brsajçka buna”. Shtëpia është djegur krejtësisht, kurse në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. /Gazeta LAJM